Ilir Daja do të udhëheqë për herë të 55-të skuadrat në Evropë – Dinamo nesër paraqitet në Andorrë

Ilir Daja Ballkani
Ilir Daja Ballkani

Ilir Daja (56), kryetrajneri i cili ngriti futbollin e Kosovës me FC Ballkani në nivel tjetër ndërkombëtar, këtë edicion e nis Evropën me ekipin e tij të zemrës, Dinamo Cityn nga Tirana. Do të jetë kjo hera e 55-të jubilare në stol të ndonjë skuadre në kompeticion evropian, përcjellë Kërlaçki.

Ilir Daja Dinamo City
Ilir Daja Dinamo City

Garat evropiane, Daja kishte filuar më 2006, me Elbasanin kampion, por ishin eliminuar që në raundin e parë kualifikues kundër kampionëve të Lituanisë, Ekranas (1-0/0-3).

Për t’u paraqitur sërish në Evropë, Dajës iu deshën 11-vite. Skënderbeu ishte skuadër “bombë”, Mirel Josa s’ishte më, radha i kishte ardhur “tironsit” tjetër, Ilir Daja.

Dinamo City
Dinamo City

Nga ai moment, vazhdon tatëpjeta e ish-futbollist të Besës së Kavajës e mëpastaj dhe Dinamos, njërës prej tre skudrave kryesore të Tiranës dhe Shqipërisë, thekson Kërlaçki.

Nga viti 2017 me Skenderbeun, Daja ka regjistruar 54 duele evropiane. Prej tyre, besoni apo jo, me rezultat pozitiv, 23 fitore, 10 barazime dhe 21 humbje. Goldallimi +16, 95:79!

Më së shumti ka gararuar në Conference League, 32 ndeshje, aty ku ka edhe më së shumti fitore, 15.

Megjithëse me Skenderbeun ka 6 ndeshje në grupe të Europa League si nivel më i lartë garash, me Ballkanin ka arritur rekord paraqitjesh, në kualifikimet për Champions dhe Conference, si dhe në grupet të kësaj të fundit, gjithsejtë, 34 lojë.

Me skuadrën korçare ka 14 paraqitje, ndërsa me klubet tjera ka edhe me Partizanin 4 paraqitje dhe Elbasani 2 ndeshje.

Dinamo City e prirë nga Ilir Daja, nesër paraqitet në Andorrë kundër skuadrës vendase, Atletic Club Escaldes. Ndeshja fillon nga ora 16:00. Kurse për “nëndetësen” kjo është paraqitja e parë evropiane pas vitit 2010.