Zum Inhalt springen
WhatsApp Image 2025 11 03 at 7.20.03 PM

Ilir Daja shpërthen pas ndeshjes: Dinamo është kthyer në ekipin më agresiv? 5 të kuq janë shumë!

Von
1 Min. Lesezeit

Pas barazimit pa gola mes Dinamos dhe Teutës, trajneri i skuadrës kryeqytetase, Ilir Daja, nuk e fshehu aspak zhgënjimin dhe tensionin. Daja u shfaq i revoltuar në prononcimin për RTSH Sport, ku kritikoi “moviolën” prezent në studio duke e akuzuar se ai është i punësuar në FSHF dhe s’ka çfarë kërkon aty.

Dinamo

“Besoj se mund të ishin të dyja – për mirë apo për keq – nuk ishim në maksimumin tonë”, u shpreh Daja fillimisht, duke pranuar se loja e Dinamos nuk ishte në nivelin e duhur.

Por më tej, ai shpërtheu në akuza:
“Sidomos kur ngelem me një lojtar më pak… është kthyer sikur Dinamo të jetë ekipi më agresiv në kampionat. Kemi marrë pesë kartona të kuq deri tani! Kjo nuk është Dinamo – ne kemi luajtur gjithmonë me topin, pa dyluftime të tepërta apo faulle të rënda.”

Daja vuri në pikëpyetje edhe vendimin për kartonin e kuq që mori lojtari i tij për simulim në mesfushë:
“Nuk e di nëse ndonjëherë është dhënë karton i dytë për simulim në atë mesin e fushës. Jam kaq vite në futboll, por këtë nuk e kam parë.”

Në fund, tekniku pranoi se rezultati ishte i drejtë, duke thënë:
“Barazimi ishte rezultat real, po ta shohësh se si rodhi ndeshja.”

Elbasani fiton në Vlorë dhe ngjitet në krye – Dinamo dhe Teuta ndahen pa gola

Teilen: Facebook X