Influencerja italiane Anna Gegnoso është në qendër të spekulimeve që lidhen me ndarjen e Lamine Yamal nga këngëtarja argjentinase Nicki Nicole.
Yamal, ylli i ri i Barcelonës, i ka shkruar gjatë fundjavës një gazetari dhe YouTuberi spanjoll, duke i konfirmuar se lidhja tre-mujore me Nicki ishte mbyllur.
Sipas Javier de Hoyos, prezantues i programit “D Corazon” në La 1, “Lamine ka thënë se nuk janë më bashkë dhe se ndarja nuk erdhi për shkak të ndonjë tradhtie”. Ai shtoi gjithashtu se udhëtimi i Yamal në Milano nuk kishte lidhje me ndarjen, dhe se ai nuk kishte qenë me asnjë tjetër gjatë kohës që ishte ndarë me Nicki.
Megjithatë, prezenca e Gegnosos në tabloide si emër i përfolur si “mikeshë” e Yamal është ringjallur sërish. 20-vjeçarja nga Napoli, një tifoze e zjarrtë e futbollit, e ka ndjekur më parë Barcelonën dhe ka ndarë foto nga ndeshje të tyre me Las Palmasin. Ajo numëron mbi 1.7 milion ndjekës në TikTok dhe mbi 700 mijë në Instagram.
Për më tepër, Nicki Nicole, 25 vjeç, e konfirmoi ndarjen në një mesazh të dërguar paparacit Jordi Martin:
“Nuk e bëj zakon këtë gjë, por thjesht dua të sqaroj se unë dhe Lamine nuk jemi më bashkë që prej disa ditësh, që kur u largova nga Barcelona. Po e them këtë për të shmangur spekulimet për ndonjë tradhti. Nëse dikush do të më kishte tradhtuar, do isha e para që do ta thoja publikisht.”

“E dini që të dua.”
Kvaratskhelia, i cili këtë sezon ka pasur një fillim të dobët me vetëm një asist në 9 ndeshje, bëri histori si lojtari i parë gjeorgjian që ka shënuar në një finale të Ligës së Kampionëve, në fitoren e PSG ndaj Interit. Ai është i martuar me Nitsa Tavadze, një tjetër influencuese me mbi 183 mijë ndjekës në Instagram.
                        
                
                            
                            
                
                            
                            
                            
                            
                            
                            
                            
                            