dimal basha 1

#post_seo_title

Dimal Basha, emër i njohur në qytetin e Ferizajt si ish-futbollist i FC Ferizajt dhe pjesëmarrës aktiv në ndeshjet e veteranëve të këtij klubi, sot ka marrë një tjetër rol të rëndësishëm publik– është zgjedhur Kryetar i Parlamentit.

I lindur më 12 tetor 1979 në Prishtinë, Basha jeton në Ferizaj dhe gjatë karrierës së tij është dalluar jo vetëm në fushën e futbollit, por edhe në arsim dhe shërbim publik.

dimal basha
Dimal Basha

Studimet e larta i përfundoi në “John Jay College of Criminal Justice” në New York, ku diplomoi me vlerësimin më të lartë në drejtimin “E Drejta Penale Ndërkombëtare.” Ai gjithashtu ka përfunduar studimet Master në Marrëdhënie Ndërkombëtare me fokus në “Konflikt dhe Siguri” në The New School University, New York.

Në kohët e fundit, Dimal Basha është parë shpesh në turne futbollistikë e ndeshje të veteranëve të FC Ferizajt, duke ruajtur lidhjen e ngushtë me klubin ku dikur ishte pjesë aktive. Shpesh ai ndan edhe foto me ish-legjendat e skuadrës ferizajase.

474240314 932444598869758 6182602418192834343 n
FC Ferizaj Veteranet

Zgjedhja e tij si Kryetar i Parlamentit shënon një kapitull të ri, ku një ish-sportist i FC Ferizajt ngjitet në njërën nga pozitat më të larta të vendit.

Ai si deputet u fut në parlament si pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje.

474498588 931740232273528 1407045134238080271 n
#post_seo_title