Kayla Simmons, 30 vjeç, dikur një nga yjet e ekipit të volejbollit të Universitetit Marshall në SHBA, ka kohë që ka braktisur sportin dhe është bërë e famshme në rrjetet sociale për përmbajtjet provokuese.
Aktualisht, ajo është aktive në platformën OnlyFans dhe numëron mbi 990 mijë ndjekës në Instagram, ku shpesh publikon foto që marrin shumë vëmendje.
Media të ndryshme i janë rikthyer një deklarate të saj të mëparshme, ku ajo shprehej se gjoksi i madh e kishte penguar në sport. Në një video Q&A në YouTube, Kayla tregoi:
“Është qesharake, por në shkollën fillore doja të kisha gjoks të vogël. Do më ndihmonte në volejboll. Nuk u realizua ajo dëshirë. Nuk mund të kërcesh aq lart, nuk vrapon aq shpejt – gjithçka bëhet më e vështirë.”
Kayla ka diplomuar në vitin 2018 dhe që nga largimi nga sporti ka ndërtuar një profil publik të suksesshëm, duke u kthyer në një figurë të njohur në internet.

