Ismet Munishi ka fituar në miqësoren e parë kundër Rilindjes së Faruk Statovcit

Kushtrim Gashi
Kushtrim Gashi

Ismet Munishi ka nisur mbarë ndeshjet përgatore me skuadrën e tij, Dukagjini i Klinës, anëtare e Superligës së Kosovës, ku në stadiumin “18 Qershori”, dje ka mposhtur Rilindjën 1974, të trajnerit, Faruk Statovci

Skuadra vendase e Ismet Munishit ka fituar takimin me rezultat të ngusht, 2-1. Golat për vendasit shënuan prishtinasi, Mërgim Pefqeli dhe futbollisti i sapo transferuar nga Trepça ’89, Eldonit Shaqiri. Për skuadrën pejane golin e vetëm ka shënuar, Bright.

Skuadra e Dukagjinit u paraqitë të gjithë futbollistët e ardhur, ndërsa nisi ndeshjen me përbërjen:

Lekaj, Bardhoku, Iseni, Shahini, Sinani, Hugo, Pefqeli, Gashi, Isufi, Merlaku, Morina. Luajtën edhe Myrtaj, Maliqi, Krasniqi, Pllana, Syla, Hektor Krasniqi, Shaqiri, Duro, Shemajli dhe Adonis Krasniqi.

Kurse, skuadra e Faruk Statovcit, Rilindja 1974, luajti me:

Butrint Bulliqi, Henry, Detar Këpuska, Leutrim Kadriu, Valon Azemi, Burim Qorri, Labinot Jashanica, Elton Idrizaj, Art Bojku, Arb Shala, Sunaj Hasan. Në pjesën e dytë u angazhuan edhe futbollistë tjerë.

Kjo ishte ndeshja kontrolluese e dytë për Rilindjen pas barazimit me Llapin, 2-2.

Rilindja 1974
Llapi Rilindja 1974 2 2

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.