Java e 4-të e Raiffeisen Ligës së Parë: Dy transmetime në TV dhe dy derbi

Trepça
#post_seo_title

Sot, më 30 gusht, me fillim nga ora 16:30, do të zhvillohen të gjitha ndeshjet e javës së katërt në Raiffeisen Ligën e Parë të Kosovës në futboll. Kjo javë sjell disa përballje të forta, ndërsa ndeshja kryesore zhvillohet në Mitrovicë ndërmjet Trepçës dhe Ramiz Sadikut.

Kërlaçki do të përcjellë edhe këtë herë, në kohë reale, çdo ndryshim rezultati nga të gjitha terrenet anembanë Kosovës.

Trepça ’89 – Tefik Çanga
Një sfidë që pritet me interes në Mitrovicë. Trepça ’89, një nga emrat e njohur të futbollit kosovar, synon të rikthehet në elitë dhe një fitore ndaj Tefik Çangës është domosdoshmëri për të qëndruar në krye të renditjes.

Vjosa – Liria
Liria, do të përballet me Vjosën në një transfertë ku nga tre ndeshje nuk dijnë për pikë. Skuadra prizrenase duhet të konfirmojë pretendimet për rikthim në Superligë.

KEK-u – Rilindja 1974
KEK-u përballet me një kundërshtar të papërshtatshëm si Rilindja 1974. Kjo ndeshje do të jetë një test i vërtetë për ambiciet e të dyja ekipeve këtë sezon.

VushtrriaDinamo
Vushtrria, një tjetër klub me histori, do të kërkojë të shfrytëzojë terrenin vendas për të marrë tri pikë të vlefshme ndaj Dinamos. Një duel ku nuk mungon rivaliteti dhe numri i madh i tifozerisë. Ndeshja transmetohet drejtpërdrejt në Art Sport.

Feronikeli 74 – Suhareka
Një takim interesant në Drenas, ku Feronikeli 74 do të ketë përballë Suharekën. Vendasit kërkojnë fitoren e tretë rresht. Ndeshja transmetohet drejtpërdrejt në Art Sport.

2 Korriku – Kika
Një përballje direkte mes ekipeve që kërkojnë stabilitet në ligë. 2 Korriku, ende pa pikë, kanë epërsinë e fushës, por Kika mund të surprizojë.

IstoguBesa Peja
Një derbi rajonal që gjithmonë sjell emocione. Istogu dhe Besa janë ekipe me karakter të fortë, dhe fitorja në këtë duel do të jetë shumë e rëndësishme për moralin dhe objektivat sezonale.

Prizreni – Vëllaznimi
Vëllaznimi ka nevojë të rikuperojë pikët e humbura, ndërsa Prizreni do të kërkojë të shfrytëzojë fushën e vet për rezultat pozitiv.

Trepça – Ramiz Sadiku
Në këtë duel, Trepça do të përballet me Ramiz Sadikun, një sfidë ku do të shihet nëse mitrovicasit mund të rikthehen në kohët e tyre më të mira. Dy skudrat kanë grumbulluar nga 7 pikë dhe skuadra vendase nuk do ta ketë aspak lehtë kundër prishtinasve.