Juventusi ndalet nga Verona, vetëm barazim në udhëtim

#post_seo_title

Juventusi nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë nga udhëtimi i vështirë ndaj Veronës, duke u ndalur me rezultat 1:1.

Juve kaloi në avantazh në minutën e 19-të me anë të Conceicao, i cili shënoi pas një aksioni të shpejtë.

Reagimi i Veronës erdhi në fund të pjesës së parë, kur Orban barazoi shifrat.

Edon Zhegrova u inkuadrua në minutat e fundit, por nuk arriti të lë gjurmë.

Pas këtij takimi, Juventusi ka 10 pikë në katër ndeshje: tre fitore dhe një barazim.

Ky rezultat konsiderohet negativ për bardhezinjtë, të cilët synojnë kreun e tabelës, ndërsa Verona merr një pikë të vlefshme kundër një rivali të madh.