Kaçaniku jeton për futbollin: Shikueshmëri masive në derbin e Ligës së Dytë Lepenci–Flamurtari

#post_seo_title

Java e parë e Ligës së Dytë solli një ndeshje tejet interesante në stadiumin “Besnik Begunca”, ku u takuan Lepenci dhe Flamurtari.

Ky duel tërhoqi një numër të madh shikuesish, duke e shndërruar hapjen e sezonit në një spektakël të vërtetë futbolli.

Interesimi i madh i tifozërisë vendase tregoi edhe një herë lidhjen e veçantë të Kaçanikut me futbollin, raporton “Kërlaçki.com”.

Flamurtari i drejtuar nga trajneri i ri, Korab Hasani, arriti të marrë një fitore dramatike me rezultat 3:2, në një ndeshje të mbushur me rivalitet, emocione dhe kthesa të forta. Ishte kjo fitorja e parë e Hasanit si trajner i kuqezinjve.

Atmosfera në tribuna ishte imponuese, me një tifozeri të zjarrtë që e ngriti nivelin e sfidës, duke e bërë atë të denjë jo vetëm për Ligën e Parë, por edhe për Superligën e Kosovës.

Lepenci, i drejtuar nga trajneri Astrit Fazliu, ish-futbollisti i njohur ferizajas, synon rikthimin në Ligën e Parë këtë edicion.

shikueshmëria në besnik begunca