
Mbrojtësi i lindur në Gjilan, Kastriot Rapuca (24) ka arritur marrëveshjen me skuadrën e riogranizuar të Pejës, Besa. Ish-futbollisti i disa skuadrave të Superligës, si Ulpiana, Mlisheva, Fushë Kosova dhe Drita, ka regjistruar 70 ndeshje në elitën e futbollit të Kosovës, përcjellë Kërlaçki,

FC Besa Peja po provon të organizohet dhe t’i kthejë dinjitetin e futbollit në Pejë. Klubi pejan, me kohë ka filluar përgatitjet organizative në klubi dhe që nga ndarja me trajnerin Megzon Visoka dhe emërimin e trajnerit pejan, Fisnik Papuçi, ka vazhduar edhe me përforcime futbollistësh dhe në kohë ka nisur edhe fazën përgatitore. Duke parë se çfarë lëvizjesh të shumta janë duke bërë skuadra të njohura të Ligës së parë, me gjasë të madhe mbrapa tyre nuk mbetët as klubi i vetëm nga qyteti i Pejës, Besa.

Skuadra verdhezi pejane e prirë nga trajneri dhe ish-futbollisti pejan, më 7 korrik kanë filluar fazën përgatitore.

Shtatë transferime
Skuadra pejane ndërkohë ka prezantuar edhe shtatë futbollistë me përvoja të ndryshme në karrierën e tyre.
Përveç Kastritot Rapucës nga kampionët aktual Drita, kanë angazhuar edhe portierin nga Bosnja dhe Hercegovina, Benjamin Calakovic (25), i cili ka qenë pjesë e disa skuadrave boshnjake. Emri më i njohur padyshim është sulmuesi anësor i krahut nga Gjakova i cili në Pejë vije nga Vëllaznimi, Nikson Mema (25). Ndërsa futbollisti i ri në moshë Jerin Hadergjonaj (19), ka përvojë nga Malishevë dhe si i huazuar te Dardania.
Pa dyshim angazhimi më interesant vije nga Azia, japonezi, Ryuma Matsumoto i cili luan në pozitën e mesfushorit, por për të cilin nuk ka të dhëna më të shumta për të.

Ndërsa në radhët e saj është rikthyer edhe qendërmbrojtësi Blerjon Avdimetaj (21) nga Istogu. Mbrojtësi i lindur në Strellc të Deqanit, ka qenë pjesë edhe e ish-skuadrës A&N dhe e Rilindja 1974.
Endrit Sefa (21) i lindur në Ulqin dhe futbollist i Otranit nga ky qytet, futbollist anësor i disa pozitave ka regjistruar 27 paraqitje në elitën e futbollit të Malit të Zi.
