Zum Inhalt springen
KH Kastrioti

Kastrioti e nis me fitore javën e shtatë në Superligën e hendbollit

Von
1 Min. Lesezeit

Kastrioti ka shënuar një tjetër fitore në Superligën e Kosovës në hendboll për meshkuj, duke e hapur javën e shtatë me sukses.

Të mërkurën mbrëma, në palestrën “Afrim Bunjaku” në Samadrexhë, skuadra ferizajase triumfoi ndaj Vushtrrisë me rezultat 47:38. Adonit Isufi ishte në formë të lartë për Kastriotin me 11 gola, ndërsa kontribut të rëndësishëm dhanë edhe Gentrit Brahimi me 7 dhe Jeton Bislimi me 5 gola.

Në radhët e Vushtrrisë, Egzon Ademi ishte më efikasi i takimit me 16 gola, ndërsa Bleon Gela shtoi 8 të tjerë.

Kjo ishte fitorja e pestë për Kastriotin nga gjashtë ndeshje, që e mban skuadrën në krye të tabelës me 10 pikë. Vushtrria mbetet e vetmja skuadër pa pikë të grumbulluara deri tani.

Java e shtatë vazhdon të enjten me dy takime: Prishtina – Trepça dhe Rahoveci – Llapi.

Teilen: Facebook X