Zum Inhalt springen
kastrioti

Kastrioti fiton në kryeqytet, Rahoveci dominon, Llapi me fitore të vlefshme – Superliga në hendboll mban ritmin

Von
2 Min. Lesezeit

Superliga e Kosovës në hendboll për meshkuj ka përmbyllur xhiron e tetë me disa ndeshje të forta dhe rezultate të rëndësishme në garën për kreun e tabelës dhe mbijetesën.

Kastrioti mposht Prishtinën në kryeqytet

Kastrioti nga Ferizaj ka arritur një fitore të vlefshme si mysafir, duke e mposhtur Prishtinën me rezultat 37:34 në Pallatin e Rinisë. Ekipi ferizajas e nisi fuqishëm ndeshjen, duke krijuar epërsi prej 7:2 që në minutat e para. Prishtina arriti të afrohej në dy gola në minutën e 50-të (31:29) dhe sërish në fund, por Kastrioti menaxhoi mirë minutat e mbetura për të siguruar fitoren.

Festim Mustafa udhëhoqi Kastriotin me 10 gola, ndërsa Jeton Bislimi dhe Felippe Teixeira shtuan nga gjashtë. Për Prishtinën, më efikasi ishte Ylli Visoka me 10 gola, i ndjekur nga Albi Gjuka me 7 dhe Lum Xhemajli me 6.

Pas kësaj fitoreje, Kastrioti ngjitet në kuotën e 12 pikëve, aq sa ka edhe lideri aktual, Rahoveci. Ndërkohë, Prishtina mbetet në pozitën e parafundit me vetëm dy pikë.

Rahoveci i pandalshëm ndaj Vushtrrisë

Kampioni në fuqi, Rahoveci, vazhdon serinë fituese duke triumfuar bindshëm ndaj Vushtrrisë me rezultat 50:27, në ndeshjen e zhvilluar në Samadrexhë. Ardit Tafilaj shënoi 8 gola për “vreshtarët”, ndërsa nga 7 gola i kontribuan Granit Kadiri, Lulzim Shabani, Mali Luzha dhe Egzon Gjuka.

Te Vushtrria, që mbetet e fundit pa asnjë pikë të fituar, më efikasi ishte Egzon Ademi me 7 gola, pasuar nga Bleon Gela me 6 dhe Lulëzim Sadiku me 5.

Llapi fiton ndaj Vëllaznimit në ndeshjen kryesore të javës

Një tjetër fitore e rëndësishme erdhi nga Llapi, që në Podujevë mposhti Vëllaznimin me rezultat 32:28. Ishte kjo ndeshja më e spikatur e xhiros së tetë, ku vendasit, të udhëhequr nga Blerton Hasani me 12 gola, arritën fitoren e dytë sezonale. Etnik Bajoku shtoi 6 gola, ndërsa Endrit Havolli dhe Artir Muçiqi nga 4.

Te Vëllaznimi, që regjistroi humbjen e dytë në këtë edicion, u dallua Çlirim Rama me 8 gola dhe Ardi Halili me 7.

Besa Famgas mposht Trepçën në Deçan

Në ndeshjen e zhvilluar në Deçan, Besa Famgas e Pejës triumfoi ndaj Trepçës me rezultat 40:21. Jon Vokshi ishte lojtari më efikas me 10 gola, ndërsa Ahmed Khamis shtoi 8. Për Trepçën, Sali Maxhera dhe Eris Beqiri shënuan nga 5 gola.

Besa numëron tani 4 fitore dhe 1 humbje, ndërsa Trepça ka 3 fitore dhe 5 humbje.

tabela 2

Teilen: Facebook X