
Bardhekaltrit kanë mposhtur skuadrën norvegjeze, 90-79 (13-18, 23-15, 30-27)
Prishtina vetëm në çerekun e parë nuk shkëlqeu, pastaj gjithçka riktheu në favorin e saj në periodën e dytë.
Në çerekun e tretë shtoi epërsinë, ndërsa në të fundit skuadra e trajnerit grek Michalis Kakiouzis, ruajti ritmin për t’i dhënë skuadrës fitoren e parë dhe dypikëshin e parë.
Te prishtinasit më efikasit ishin amerikani Burns me plotë 30 pikë, 5 kërcime dhe 4 asistime i ndjekur nga po amerikani Bailey me 16 pikë dhe 6 kërcime, ndërsa basketbollisti kosovar, Polloshka me 15 pikë të shënuara, 3 kërcime dhe 4 asistime pati një mbrëmje mjaft efikase. Ndërsa Azemi arriti 9 pikë, 3 kërcime dhe 3 asistime, kurse Janjeva 8 pikë dhe 6 kërcime.
Ndeshjen e radhës Prishtina e zhvillon në Bruksel të Belgjikës me skudrën vendase homonime më 8 tetor.