
Skuadra legjendare nga Gjakova, KF Vëllaznimi, ka nisur zyrtarisht fazën përgatitore për sezonin e ri në Ligën e Parë të Kosovës, nën drejtimin e trajnerit Xhegiz Rexhepi.
Me entuziazëm të shtuar dhe objektiva të qarta, Vëllaznimi synon një edicion të suksesshëm dhe rikthim aty ku i takon me histori dhe emër.
Në stërvitjen e parë nuk munguan liderët e skuadrës – Albutrinit Morina, Lorik Rudi, Viktor Kuka dhe Qemajl Elshani, të cilët bartën barrën kryesore edhe sezonin e kaluar.
Ekipit i është bashkuar gjithashtu edhe mbrojtësi me përvojë, Dardan Jashari, i cili pritet të sjellë siguri dhe përforcim në prapavijë.
Ky i fundit ishte pjesë e Prishtinës së Re, ku doli kampion, ndërsa ka mbrojtur ngjyrat e shumë klubeve në vitet e shkuara.

KF Vëllaznimi është gati për sfidat që e presin, dhe për tifozët e saj të shumtë do të ketë edhe transferime të reja ditët në vijim.
Be the first to comment