Peshëngritësi i njohur Kianoush Rostami ka bërë debutimin e tij për Kosovën në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes, që po mbahet në Forde të Norvegjisë.
Kampioni Olimpik Kianoush Rostami debuton për Kosovën në Botërorin e Peshëngritjes
Rostami arriti një paraqitje të shkëlqyer duke zënë vendin e pestë, një rezultat që konsiderohet sukses i madh për sportin kosovar në arenën ndërkombëtare. Ai ngriti 377 kilogramë në total – 172 kg në shkëputje dhe 205 kg në shtytje.
Ky ishte një hap i rëndësishëm për peshëngritësin iranian me karrierë të pasur ndërkombëtare, i cili tashmë përfaqëson ngjyrat e Kosovës.
Rostamit i urohet shumë sukses edhe në garat e ardhshme, ku pritet të jetë një nga shpresat më të mëdha të sportit kosovar.
Kampioni Olimpik Kianoush Rostami debuton për Kosovën në Botërorin e Peshëngritjes