Benjamin Kololli dhe Rilind Nivokazi ishin protagonistë në fitoren bindëse të Sionit ndaj Luganos, në ndeshjen e javës së dytë të Superligës së Zvicrës.
Skuadra nga Valisi triumfoi me rezultat të thellë 4:0 në shtëpi, ku dy nga golat u shënuan nga futbollistët shqiptarë. Kololli realizoi golin e tretë në minutën e 60-të, para se të largohej nga loja në të 66-ën.
Ndërsa Nivokazi vulosi fitoren me golin e katërt në minutën e 80-të dhe u zëvendësua një minutë më pas.
Për Kolollin ishte goli i parë këtë sezon, ndërsa për Nivokazin i dyti në dy ndeshje, duke treguar formë të lartë.
𝙑𝙞𝙘𝙩𝙤𝙞𝙧𝙚 💥
Le 𝗙𝗖 𝗦𝗶𝗼𝗻 s’impose face au 𝗙𝗖 𝗟𝘂𝗴𝗮𝗻𝗼 lors de son premier match à domicile. 🔥
Rendez-vous dans une semaine, les Valaisans se déplacent au Wankdorf pour y affronter YB ! ⏩️
🗣 𝗔𝗹𝗹𝗲𝘇 𝗦𝗶𝗼𝗻 🔴⚪️#Ensemble #Toujours pic.twitter.com/TEYHvTSmDa
— FC Sion (@FCSion) August 3, 2025
Kreshnik Hajrizi ishte gjithashtu titullar te Sioni dhe luajti gjithë ndeshjen.
Në anën tjetër, te Lugano aktiv ishin tre futbollistë shqiptarë: portieri Amir Shaipi, mbrojtësi Ezgjan Alioski dhe mesfushori Uran Bislimi, i cili u zëvendësua në minutën e 60-të.