
Serbia ka pësuar një nga surprizat më të mëdha të Eurobasket 2025, duke u eliminuar në fazën e 1/8-ave pas humbjes 92:86 nga Finlanda në ndeshjen e zhvilluar në Riga.
Shumë ngjarje nga ndeshja e mbrëmshme, ku ekipi “autsajder” i Finlandës eliminoi, deri në fazën eliminatore, favoritin numër një, Serbinë, për ta fituar EuroBasketin. Por, ekipi i Edon Maxhunit kishte tjera plane, e fitoi ndeshjen me meritë, dhe çudi një ekip arrogant si Serbia, pas ndeshjes, të gjithë uruan Finlandën për fitoren e merituar. Edhe Svetoslav Pešić 76-vjeç, që njihet për arrogancën e tij, megjithëse trajner i madh, mbrëmë iu ishte dorëzuar Finlandës më të mirë. Sidoqoftë, mediet dhe opinioni i shtetit fqinj verior, këtë eliminim e kanë cilësuar si poshtërimin më të madh të basketbollit të tyre. Përndryshe, Serbia si shtet me këtë emër, vazhdon të mos ketë asnjë titull kampioni evropian.
Përndryshe, Lauri Markkanen ishte lojtari vendimtar për finlandezët me 29 pikë, ndërsa Nikola Jokiç shkëlqeu për Serbinë me 33 pikë, por pa arritur ta shmangte disfatën.
Trajneri i Serbisë, Svetislav Peshiç, pas ndeshjes theksoi se disa lojtarë kishin luajtur me probleme shëndetësore, përfshirë edhe virusin që kishte prekur skuadrën. Ai përmendi se Nikola Joviç nuk kishte mundur të stërvitej deri një ditë para ndeshjes, por nuk e përdori këtë si justifikim për humbjen.
Sipas gazetës Telegraf, edhe komentatori i RTS-it, Slobodan Sharenac, pati probleme shëndetësore pas ndeshjes. Ai u ankua për dhimbje stomaku, të shkaktuara nga një virus dhe helmim ushqimor. Pas marrjes së infuzionit nga mjekët e ekipit serb, Sharenac u dërgua në spital.
Shumë media në Serbi këtë eliminim e kanë cilësuar si një nga dështimet më të mëdha në historinë e basketbollit serb.