Foda - Hajdari

Kosova dhe Zvicra nesër (e martë), nga ora 20:45, zhvillojnë duelin përmbyllës të kualifikimeve në grupe.

“Nati” e ka siguruar plasmanin, ndërsa “Dardanët” play-offin.

Skuadra jonë do të provojë të marrë revansh për humbjen e rëndë në fillim të garave në Zvicër.

Para duelit të nesërm, në konferencën për shtyp kanë folur selektori Franco Foda dhe mbrojtësi Albian Hajdari.

Foda: Fitorja prej 6-0 e vështirë

“Ne ndeshjen e parë në Zvicër nuk treguam fytyrën tonë të vërtetë. Edhe pse matematikisht ende jemi në garë, fitorja prej 6-0 nuk duket reale.”

“Duam të shfrytëzojmë këtë eufori para publikut tonë, duke dashur të tregojmë cilësitë tona, por njëkohësisht duke pasur mendjen te play-offi për të shkruar historinë tonë.”

 

Hajdari: Fitore për ecurinë pozitive

“Pas asaj ndeshjeje në Zvicër kemi bërë shumë punë të mirë dhe nesër, para adhuruesve tanë, duam asgjë më pak se tre pikë, të cilat do të ishin shumë të rëndësishme për serinë pozitive, sidomos pas natës historike në Slloveni.”