Turqia - Kosova femrat

Është hedhur sot shorti për fazën kualifikuese të Kampionatit Botëror 2027 në futbollin e femrave, që do të zhvillohet nën një format të ri, të strukturuar në tri liga, të ngjashme me modelin e Ligës së Kombeve.

Turqia Kosova femrat

Kombëtarja e Kosovës, e drejtuar nga përzgjedhësi Sami Sermaxhaj, do të marrë pjesë në Ligën C, që përfaqëson nivelin e tretë të garës. “Dardanet” janë vendosur në Grupin C2, së bashku me Kroacinë, Bullgarinë dhe Gjibraltarin.

Sipas rregullores së re të UEFA-s, vetëm fituesit e grupeve sigurojnë kalimin në fazën ‘play-off’ për një vend në Kampionatin Botëror, duke u promovuar njëkohësisht në Ligën B për ciklin e ardhshëm të Ligës së Kombeve. Krahas tyre, në “play-off” do të marrin pjesë edhe dy nga skuadrat më të mira të vendeve të dyta në gjashtë grupet e Ligës C.

Ndeshjet kualifikuese do të luhen në tre dritare ndërkombëtare: nga 26 shkurti deri më 7 mars 2026, nga 9 deri më 18 prill 2026 dhe në periudhën 3–9 qershor 2026.