Kombëtarja e Kosovës ka publikuar listën e futbollistëve për dy ndeshjet e fundit të Grupit B në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “FIFA 2026”.
Dardanët do të përballen me Slloveninë me 15 nëntor në Lublanë dhe Zvicrën me 18 nëntor në “Fadil Vokrri”, në përmbyllje të këtij cikli.
Për këto sfida, përzgjedhësi Franco Foda do të nis fazën përgatitore me një listë të zgjeruar të futbollistëve, të cilët do të jenë pjesë e grumbullimit fillestar. Kjo listë përfshin emra që po vëzhgohen nga afër dhe që kanë mundësinë të bindin stafin teknik për një vend në përfaqësuesen A.
Përzgjedhja përfundimtare për ndeshjet do të bëhet pas përfundimit të grumbullimit dhe vlerësimit të formës së secilit lojtar.
Lista e zgjeruar e të ftuarve:
Altin Gjokaj – Florent Hadërgjonaj – Florian Haxha – Donat Rrudhani – Kreshnik Krasniqi – Behar Neziri – Ismet Lushaku – Ron Raçi – Bledian Krasniqi – Bersant Celina – Rilind Nivokazi
