Zum Inhalt springen
franco foda

Kosova nis përgatitjet – sot konferencë e Fodës dhe stërvitja e parë në Hajvali

Von
1 Min. Lesezeit

Kombëtarja e Kosovës nis sot zyrtarisht përgatitjet për dy nga ndeshjet më të rëndësishme që prej pranimit në arenën ndërkombëtare.

Në orën 12:00, në hotelin Emerald në Prishtinë, trajneri Franco Foda do të mbajë konferencë për shtyp, ku do të flasë për dy sfidat vendimtare të muajit nëntor.

Ndërkohë, në orën 17:00, “Dardanët” do të zhvillojnë seancën e parë stërvitore në Kompleksin Sportiv në Hajvali, duke nisur fazën përgatitore për dy ndeshjet e fundit të ciklit kualifikues për Botërorin 2026.

Kosova do të përballet më 15 nëntor me Slloveninë në Lubjanë, ndërsa më 18 nëntor do ta mbyllë fushatën kualifikuese me një sfidë të fortë në shtëpi kundër Zvicrës.

Teilen: Facebook X