franco foda

Kombëtarja e Kosovës do të udhëtojë sot drejt Sllovenisë, ku e pret një ndeshje historike në stadiumin “Stozhice” të Ljubljanës.

Pavarësisht sfidës së rëndësishme, përfaqësuesja e drejtuar nga trajneri Franco Foda ka vendosur të zhvillojë seancën e fundit stërvitore në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Arsyeja lidhet me gjendjen jo të mirë të fushës në “Stozhice”.

Skuadra do të udhëtojë më pas për në Ljubljana, ku në orën 18:00 do të mbajë vetëm konferencën zyrtare për shtyp në ambientet e stadiumit.

Për ndeshjen e së shtunës pritet një mbështetje masive nga “Dardanët”, që do të udhëtojnë për të përkrahur kombëtaren në një nga sfidat më të rëndësishme të saj në vitet e fundit.

dardanet