Zum Inhalt springen
Kosova hendboll 1

Kosova përballet me Bosnjë-Hercegovinën në fazën e dytë kualifikuese për Botërorin 2027

Von
1 Min. Lesezeit

Kombëtarja e Kosovës në hendboll do të ndeshet me Bosnjë-Hercegovinën në fazën e dytë të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2027. Shorti u hodh të enjten paradite në Vjenë, ku u përcaktua edhe çifti ballkanik.

Kosova e siguroi kualifikimin pas eliminimit të Britanisë së Madhe në fazën e parë, ndërsa Bosnjë-Hercegovina i bashkohet garës nga kjo fazë.

Kjo është hera e parë që hendbollistët e Kosovës marrin pjesë në fazën e dytë kualifikuese të një Kampionati Botëror.

Ndeshja e parë do të zhvillohet më 18 ose 19 mars të vitit 2026 në Bosnjë-Hercegovinë, ndërsa takimi i kthimit do të luhet më 21 ose 22 mars në Kosovë.

Të dy kombëtaret janë përballur edhe më parë, duke krijuar një histori garash të forta dhe emocionuese në hendboll, megjithëse në të katër përballjet pati fituar Bosnja dhe Hercegovina.

Teilen: Facebook X