
Sot Kosova do të zbresë në fushë përballë Zvicrës, në ndeshjen e parë të Grupit B të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.
Takimi zhvillohet në stadiumin St. Jakob-Park të Bazelit, me fillim nga ora 20:45, në një ambient plotë me tifozë.
Trajneri i Dardanëve, Franco Foda, në prag të ndeshjes dha një mesazh të qartë: “Duam presion të lartë dhe lojë me kurajë – nuk mbrohemi”.
Kosova do të ketë pothuajse ekipin e plotë, me përjashtim të dy mungesave të rëndësishme: Edon Zhegrova, i cili është liruar për shkak të transferimit te Juventusi, dhe Milot Rashica, i cili vazhdon të mbetet i lënduar.
Dardanët synojnë të nisin me rezultat pozitiv këtë rrugëtim të ri eliminator.