Zum Inhalt springen
kosova u21

Kosova U21 ka mbërritur në Larnakë

Von
1 Min. Lesezeit

Përfaqësuesja U21 e Kosovës ka udhëtuar drejt Qipros, ku do të zhvillojë një nga dy sfidat e nëntorit në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2027.

Selektori Afrim Toverlani ka përzgjedhur futbollistët për dy ndeshjet e radhës, ndaj Qipros më 14 nëntor dhe më pas ndaj Finlandës, më 18 nëntor. Skuadra ka mbërritur sot në Larnakë, ku do të qëndrojë katër ditë në përgatitje, para se të udhëtojë direkt drejt Finlandës.

Java e kaluar u shoqërua me polemika, sidomos pas largimit të Diar Vokrrit nga Kosova U21 drejt Shqipërisë. Ndërkohë, për herë të parë është ftuar Dren Zeqiri i Prishtinës, për të cilin kishte interesim edhe nga Shqipëria U21 dhe trajneri Alban Bushi.

Kosova U21 ka zhvilluar deri tani tri ndeshje kualifikuese, ku ka marrë katër pikë: një fitore ndaj San Marinos, një barazim në Rumani dhe një humbje nga Spanja. Objektivi i dardanëve është të luftojnë për vendin e dytë në grup, dhe këto dy sfida janë vendimtare për vazhdimësinë e kësaj gare.

Ekipi që ka udhëtuar në Qipro:

Portierë: Laurent Seji, Altin Gjokaj, Miran Qela
Mbrojtës: Indrit Mavraj, Altin Berisha, Julind Selmonaj, Lendrit Shala, Leon Parduzi, Luan Lleshi
Mesfushorë/Sulmues: Faton Ademi, Edion Gashi, Hamza Muqaj, Arjanit Fazlija, Adem Imeri, Leon Frokaj, Dren Zeqiri, Dardan Morina, Arianit Hasani, Erion Sadriu, Lirim Jashari, Elvir Gashijani, Igbal Jashari, Hekuran Berisha, Eliot Bujupi
Përzgjedhës: Afrim Toverlani

Ndeshjet:

Qipro – Kosovë

E premte, 14 nëntor: Stadiumi “Ethnikos Achnas”, Achna, ora 18:00.

Finlandë – Kosovë

E martë, 18 nëntor: “Veritas Stadion”, Turku, ora: 17:30.

 

Standings provided by Sofascore

 

Teilen: Facebook X