Ka filluar ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, e vlefshme për xhiron e fundit të kualifikimeve në Grupin B për Kupën e Botës 2026.
Rastet kryesore
90′ 4 minutat e fundit shtesë në një natë pothuajse të acart me shi në Prishtinë ku vetëm tani kanë ndaluar të reshurat e shiut.
89′ Shpëtojmë, Andi Zeqiri gjuan rrëmbyeshëm nga krahu i majtë, por jashtë.
87′ Dalin Muriqi e Muslija, hyjnë Berisha dhe Albion Rrahmani.
85′ E kemi marr plotësisht lojën nën kontroll.
76′ Zabërgja rast ideal, gjuan drejt në portier.
75′ Xhaka zëvendësohet me përshëndetje të madhe nga i tërë stadiumi!
74′ GOOOOOL Tentimi i tretë në dy ndeshjet e fundit “banane” nga Florent Muslija dhe ia doli, më në fund, gol spektakular, barazohet gjithçka në “Fadil Vokrri”, 1-1!
71′ Del edhe kapiteni Amir Rrahmani i cili zëvendësohet me Ilir Krasniqin.
69′ Aktivizohet Andi Zeqiri i cili u fishkëllua pothuajse nga i tërë stadiumi.
Fishkëllimat gjatë pjesës së parë ndaj Xhakës, por tribuna perëndimore e ka përkrahur në disa raste me thirrje emri.
65′ Zhegrova ka sjell agilitet nga krahu i djathtë.
62′ Zhegrova dhe Zabërgja hyjnë në ndeshje, dalin Hoxha dhe Fisnik Asllani.
57′ Këndore e rrezikshme, Aro intervenon, gjuajnë sërish vendasit, shpëtojmë, bllokojmë topin.
55′ Manzabi bukur manovron dhe me kthesë thembër del vetëm me Aron, i cili zgjat këmbën dhe shpëton gol të sigurt. Jemi lëshuar shumë përpara.
55′ Muslija sërish sikur në Ljublanë provon “banane”, sërish përpak topi fluturon anash portës.
53′ Muriqi godet nga e majta prej pozitës së vështirë, nuk befasohet Kobel.
50′ Pas këndores së majtë, topi përfundon para zonës ku ndodhet Gallapeni i cili tepër lartë.
47′ GOOL Asesi ta largojmë topin nga parazona jonë, topi disa herë rrëshqet nga këmbët e futbollistëve tanë, përfitojnë zviceranët, topi kalon në anën e majtë, Sow e vazhdon te Vargas që ngelet i vetmuar me Aro Muriç dhe e mposht pa ndonjë vështirësi, 0-1!
46′ Ka nisur pjesa e dytë.
Përfundon pjesa e parë, miqësisht, 0-0.
45′ +1 shtesë, Muslija harkon rrezikshëm, Muriqi përpak nuk e mbërrin me kokë.
38′ Kemi iniciativë, Gallapeni – Muriqi, por përfundim i plogësht.
37′ Aksion i mirë me pasime të shkurta, në fund Hoxha gjuan nga 20 metra, por portieri Kobel në vend. Gjuajtja e parë e “Dardanëve”.
34′ Momente të mira të tanëve, Muslija harkon rrezikshëm, por nuk ia dalin as Muriqi as Asllani.
23′ Këndorja e parë për tanët shkon huq, deri sa po zhvillohet minutsa e 23-të ishte kjo hera e parë ekipi ynë doli përpara. Deri tani ishte iniciativë e plot, por shterpë e mysafirëve.
20′ Granit Xhaka konstant po fishkëllohet, ndërsa ky i fundit në një moment ironikisht i përshendeti shikuesit në tribunën lindore me duartrokitje.
19′ Rreziku i parë në ndeshje, pas një harkimi nga e djathta, Manzambi provon gjuajtjen me kokë, por e pasaktë.
10′ Amir Rrahmani ndëshkohet me karton të verdhë.
1′ Ka nisur ndeshja.
Spektakël fishekzjarrësh para fillimit të takimit që po zgjasin disa minuta të tërë.
Zvicra del në nxemje, përshendetet nga një numër i konsiderueshëm tifozësh zviceran.
Futbollistët tanë dalin në nxemje deri sa tribunat kanë filluar të mbushen, ndërsa do të nderohet ish-reprezentuesi, Herolind Shala.

Te Kosova vërehen disa ndryshime krahasuar me ndeshjen ndaj Sllovenisë. Në portë rikthehet Aro Muriç, në mbrojtje kthehet Fidan Aliti, ndërsa në mesfushë titullar është Veldin Hoxha.
Trajneri Franco Foda ka vendosur të kursejë disa lojtarë për shkak të kartonëve, me ç’rast Albian Hajdari dhe Leon Avdullahu nuk figurojnë fare në listën prej 23 futbollistësh për këtë takim. Ata pritet të jenë të gatshëm për ndeshjet vendimtare të play-offit në mars.
Nga ana tjetër, te Zvicra nuk mungojnë emrat e mëdhenj. Granit Xhaka do të udhëheqë skuadrën, ndërsa nga stoli nisin Andi Zeqiri dhe Adrian Bajrami.






