Kryeziu: E dimë sa vlen kjo ndeshje për Prishtinën dhe tifozët tanë

leotrim kryeziu
Leotrim Kryeziu

Prishtina është gati për sfidën e parë në raundin e dytë kualifikues të UEFA Conference League, ku sonte përballet me skuadrën nga Irlanda e Veriut, Larne.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Showgrounds”, me fillim nga ora 21:00, përcjellë “Kërlaçki”.

Përpara kësaj përballjeje, mesfushori Leotrim Kryeziu theksoi vendosmërinë dhe përgatitjen e ekipit për të arritur një rezultat pozitiv në transfertën e vështirë.

“Jemi të përgatitur maksimalisht për ndeshjen ndaj Larne dhe e dimë rëndësinë që ka kjo sfidë për klubin dhe tifozët tanë. Do të japim gjithçka në fushë për të arritur rezultat pozitiv”.

“Kemi besim në grupin tonë dhe jemi të motivuar të tregojmë vlerat e Prishtinës në arenën ndërkombëtare, sidomos pas paraqitjes që treguam ndaj Sheriff Tiraspol,” deklaroi Kryeziu.

Pas një udhëtimi të gjatë dhe të ngarkuar logjistikisht drejt Belfastit, Prishtina kërkon të shfrytëzojë maksimalisht këtë ndeshje të parë për të hedhur një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit në raundin e tretë të kompeticionit.

 

Arsim Thaçi i vendosur: Japim gjithçka për rezultat pozitiv, ta mbushim stadiumin në duelin e kthimit!