Kur do të luajnë Drita dhe Ballkani? UEFA konfirmon oraret zyrtare të ndeshjeve

Drita
Drita

Janë zyrtarizuar datat dhe oraret për ndeshjet e raundit të tretë kualifikues të Ligës së Evropës dhe Konferencë Ligës, ku dy përfaqësues të futbollit kosovar, Drita dhe Ballkani, do të vazhdojnë rrugëtimin, përcjellë “Kërlaçki”.

Steaua Bukuresht – Drita

Skuadra e Dritës do të përballet me gjigantin rumun Steaua Bukuresht (FCSB).

  • Ndeshja e parë do të zhvillohet të enjten, më 7 gusht 2025, në Bukuresht, me fillim nga ora 20:30.

  • Takimi i kthimit do të luhet një javë më vonë, më 14 gusht 2025, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, duke filluar nga ora 20:00.

Ballkani – Shamrock Rovers

Ndërkohë, kampioni i Kosovës, FC Ballkani, do të përballet me skuadrën irlandeze Shamrock Rovers.

  • Ndeshja e parë luhet po të enjten, më 7 gusht, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 20:30, ku Ballkani do të jetë nikoqir.

  • Ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 14 gusht, në Dublin, me fillim nga ora 20:00 (sipas kohës lokale në Kosovë).

Të dy klubet kosovare synojnë të vazhdojnë sukseset në skenën ndërkombëtare dhe të sigurojnë kualifikimin tutje.

Ballkani
Ballkani