LAJMI I FUNDIT: Drenica kontakton ish-mbrojtësin e Prishtinës, Leotrim Bekteshi

Leotrim Bekteshi
Leotrim Bekteshi

Afati kalimtar në Kosovë po ndezet sa po afron koha e afatit përfundimtar, ndërsa FC Drenica e prirë nga kryetrajneri Bylbyl Sokoli në kërkim të forcimit të mbrojtjes

Leotrim Bekteshi
Leotrim Bekteshi me fanellën e FC Prishtina

Afati kalimtar në futbollin kosovar po vazhdon të jetë ngjarja kryesore e verës, ku skuadrat po bëjnë lëvizje strategjike për përforcime. Mes tyre, edhe FC Drenica, klubi që u rikthye në elitën e futbollit tonë, po tenton të konsolidojë radhët duke mos qenë imune ndaj këtij procesi.

Burime të afërta, kanë konfirmuar te Kërlaçki se janë zhvilluar bisedime me qendërmbrojtësin me përvojë 33-vjeçar, i cili nuk ka dhënë një përgjigje të prerë për momentin. Ky mbrojtës, i lindur në Mitrovicë, ka pasur një karrierë të gjatë dhe të suksesshme në futbollin kosovar, duke qenë kampion më parë me FC Prishtinën.

Përveç këtyre dy skuadrave, mbrojtësi ka veshur edhe fanellat e Ballkanit, Llapit, Gjilanit, Besës dhe Trepçës ’89, klub ky ku ka nisur edhe karrierën e tij profesionale. Në periudhën e fundit, ai ka luajtur në një skuadër të vogël norvegjeze, Hokksund FK.

Pa dyshim që tifozët drenicas presin me padurim vendimin përfundimtar për të parë nëse do të forcohet mbrojtja e skuadrës për sezonin e ri me një emër të tillë.