LIVE: Ndeshja e parë e Ligës së Parë për javën e 15-të: Dinamo – Trepça ’89 2-1

Është mbyllur ndeshja e parë hapëse e javës së 15-të të Ligës së Parë.

Dinamo, falë dominimit në pjesën e parë, arriti të fitojë tri pikë të mëdha që e ngjisin në vendin e parë, krahas liderit Vushtrria me 31 pikë. Trepça ’89 ishte më e mirë në pjesën e dytë, por arriti vetëm të ngushtojë disfatën – kjo është humbja e dytë për “Minatorët”, dhe e para si mysafir.

Dinamo – Trepça ’89 2-1

Përfundon ndeshja.

Golashënues: Shaljani 18′, Cakolli 21′ – Kadriu 76′

76′ Kadriu ka shënuar pas një gjuajtje të lirë, nga topi i kthyer përfitoi Kadriu dhe hapet ndeshja në Ferizaj.

Ka nisur pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë me epërsi të vendasve.

21′ Dy gola të shpejtë nga vendasit, sërish me kokë, tani pas një aksioni nga e majta, shënon Cakolli!

18′ Ka shënuar Shaljani me kokë pas harkimit të këndores nga e djathta.

Dinamo: Igeski, Cakolli, Axhami, Krasniqi, Krasniqi, Klinaku, Tette, Shaljani, Gashi, Ajeti, Kiqina, Sefa.

Trepça ’89: Kaçiu, Dushi, Rodrigues, Latifi, Kastrati, Rosa, Bajraktari, Qerimi, Maliqi, Jahmurataj, Hasani.

 

 

Derbi i madh: Dinamo – Trepça ’89 – mbrojtja më e mirë vendase përballë sulmit më të mirë mysafir