LIVE: Serbia – Shqipëria 0-1! Fitohet beteja e dytë e Serbisë, me djersë! Beteja e parë ishte fituar në Beograd, me dhunë!

Rey Manaj
Rey Manaj

Fitohet beteja e dytë e Serbisë, me djersë! Beteja e parë ishte fituar në Beograd, me dhunë! Kombëtarja shqiptare ka arritur fitore të madhe, me golin e heroit Rey Manaj, në minutën e parë shtesë të pjesës së parë. Pas një paraqitjeje shumë të luftuar, Kombëtarja kthehet në Tiranë me fitoren e merituar. Kjo fitore, praktikisht, i siguron Kombëtares vendin e dytë në fazën e play-off-it. Do të duhej të fitonim në Andorrë, dhe gjithçka do të përfundonte sa i përket pozitës së dytë.

Standings provided by Sofascore

 

Momentet kryesore nga ndeshja:

90’+3 Nedim Bajrami doli vetëm me portier pas sprintit 50 metra, pret portieri, e pabesueshme çfarë humbet, e pabesueshme!!!

90’+1 Strakosha largon rrezikun, pret një gjuajtje te ulët afër pingules.

83′ Të ashtuquajturit tifoz në stadium, po brohorasin, Piksi largou!

80′ Kanë mbetur edhe 10-minuta.

78′ Manaj ndërrohet, aktivizohet Daku, ndërsa Laçi zëvendësohet me Bajramin.

77′ Jemi në rrezik, spastrojmë topin nga zona!

68′ Hoxha po fitonte duel shpejtësie, por në fund iu dëbua topi në këndore.

Serbi - Shqipëri
Serbi – Shqipëri

63′ Hoxha në vend të Brojës. Edhe Mitroviç zëvendësohet me Zhivkoviç.

62′ Kundërzbritje e Vllahoviç, me lehtësi kalon mbrojtësin shqiptar dhe gjuan fort, por për fat lartë.

62′ Broja nga e djathta driblon njëherë, pastaj provon prapë dhe e humb topin.

56′ Pas këndores së tretë të vendasve, Strakosha po tregon siguri to plot sonte.

56′ Barazohet edhe përqindja e topit, 51% – 49%.

Rey Manaj
Rey Manaj

53′ Mitroviç gjuan me kokë pas harkimit nga e majta, e lartë.

52′ Manaj për pak t’ia dilte të gjuante, ishte pozitë ideale, iu largua topi në momentin e fundit.

50′ Samargjiç provoi gjuajtjen, në vend Strakosha.

46′ Ka nisur pjesa e dytë.

Rey Manaj
Rey Manaj

Mbyllet pjesa e parë, jemi në epërsi. Ishte festë e madhe te shënimi i golit. Bravooo djelmosha!!!

45’+1 Rey Manaj u ndëshkua me karton të verdhë, për festën e tij!!!

45’+1 GOOOOOOOOOOOOOOOL Rey Manaj shënon gol të jashtëzakonshëm.

42′ Karton i verdhë për Shehun pas protestave të Mitroviç.

41′ Asllani gjuan lartë nga 16-metra, pas një aksioni pak më të gjatë.

38′ Samargjiç provon direkte ballore, kap Strakosha.

34′ Qarkullimi i topit 54% – 46%.

33′ Ishim nën presion, marrim topin, mund të dilshim në kundërzbritje, por topi kthehet mbrapa dhe qarkullohet në pjesën e fushës sonë.

30′ Shpëtojm. Me fat. Me lehtësi na arrijnë deri te pika e penalltisë, nuk shënojnë, nuk qëllojnë portën. Kostiç harkoi nga e majta, Vllahoviç gjuajti me “vollej”, topi krejt pran pingules sonë të majtë, ndërsa në afërsi provoi edhe Mitroviç të nxinte këtë top.

29′ Jemi përpara pas këndores, por shkaktojmë ndërhyrje në fund të aksionit.

28′ Broja arrin të fitojë goditjen e parë nga këndi.

26′ Gjuajtja e parë direkte e serbëve, Vlahoviç gjuan nga 16-metra, por Strakosha në vend, kap topin me tentimin e dytë.

25′ Laçi harkon nga anash, portieri Petroviç zgjatet për të kapur topin.

22′ Asllani provon gjysmëharkim, devijohet, nuk gjendet askush afër, kap topin portieri serb.

22′ Po provojmë të qarkullojmë topin para zonës serbe. Marrim ndërhyrje të palejuar në pozitë mjaft të mirë.

20′ Vendasit kanë dy këndore të harkuara dhe 63% të topit.

Serbi - Shqipëri
Serbi – Shqipëri

18′ Ndeshja po zhvillohet në mesfushë.

16′ Mjaftuan 15-minuta pa thirrje kundër Kosovës. Filloi korri i shizofrenisë serbe!

Serbi - Shqipëri
Serbi – Shqipëri

12′ Aksion i parë, Hysaj harkon nga e djathta, Manaj ia del të kthej topin me kokë, por larg kuadratit. Më rëndësi kalojmë 10-minutat me presing të lart të vendasve.

11′ Lirohemi paska nga presioni dhe kemi filluar të qarkullojmë topin.

10′ Përveç në minutën e parë, asnjëherë nuk e kemi kaluar gjysmën. Dominim i plot dhe trysni nga vendasit.

5′ Iniciativë e plot e vendasve!

1′ Ka filluar ndeshja.


Fishkëllohet himni shqiptar…por në stadium nuk ka entuzizëm të mjaftueshëm, përpara Shqipëri!

Serbi - Shqipëri
Serbi – Shqipëri

 


Klasifikimi para ndeshjes së sotme në Leskovc. Kombëtarja me humbje, por edhe me barazim pothuajse do të kishte gati të pamundur të kapte vendin e dytë.

Standings provided by Sofascore

 


Zabaleta ka dhënë deklaratë para pak çasteve në SuperSport duke folur, kryesisht rreth angazhimit të Uzunit.

Ndihmëstrajneri, Zabaleta ka arsyeutar aktivizimin e Uzunit nga minuti i parë, duke e vlerësuar disiplinën në aspektin taktik, forcën e tij, i shpejtë në vrapim.


Kombëtarja del në nxemje!


“Nova”: Italiani arrestohet në Merdarë me bluzë të UÇK-së

Sipas raportimeve të fundit nga portali serb “Nova”, një shtetas i huaj është ndaluar nga policia në pikën kufitare administrative në Merdarë.

“Një shtetas italian është ndaluar nga policia pasi gjatë kontrollit të bagazhit në pikën kufitare Merdarë iu gjet një bluzë me ngjyrë të gjelbër që kishte simbolet e UÇK-së (Ushtria Çlirimtare e Kosovës),” shkruan portali “Nova”.

Sipas informacioneve paraprake, personi është shoqëruar për procedura të mëtejshme, ndërsa autoritetet serbe ende nuk kanë dhënë detaje shtesë për incidentin.


Pamje nga stadiumi i Duboçicës në Leskovc nga gazetari Egi Duro për Kërlaçki. Në stadium nuk ka asnjë gazetar me akreditim nga Kosova.


Kombëtarja jonë sonte do të paraqitet me fanella të bardha, me të kaltër jane vendasit!

Shqipëria
Shqipëria

Shqipëria
Shqipëria

Në pritje të përbërjeve:

SerbiaPetroviç – Milosavljeviç, Veljkoviç, Pavloviç, Zhivkoviç, Stankoviç, Maksimoviç, Kostiç, Samardgjiç, Vlahoviç, Mitroviç.

Shqipëria: Strakosha – Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj, Asllani, Laçi, Shehu, Uzuni, Broja, Manaj.


Kombëtarja në Serbi
Kombëtarja në Serbi