
Në “St. Jakob-Park” të Bazelit, Zvicra dhe Kosova luajnë ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës 2026. Të dyja kombëtaret zbresin në fushë me synime të qarta: vendasit për të nisur me fitore, ndërsa “Dardanët” për të vazhduar serinë pozitive ndaj helvetikëve.
Momentet kryesore:
70′ Zabërgja depërton por ndalet nga Muheim dhe ndëshkohet me të verdhë.
68′ Muriqi gjuan direkte të ulët nga parazona, por portieri Kobel i sigurt.
62′ Kapiteni Rrahmani lëshon fushën, rënkon në lëndin, në vend të tij aktivizohet Ilir Krasniqi. Shiritin e kapitenit e merr Vedat Muriqi.
58′ Shënon Embolo në aksionin e radhës, por pozitë jashtë loje.
58′ Aro Muric na shpëton nga pësuar golin e 5-të, ia shkurton këndin dhe ia ndërpren kalimin Embolos.
52′ Zabërgja në cep të zonës, nuk ia del të gjuaj më fortë.
46′ Përpjekja e parë e tanëve në ndeshje, Muriqi nuk ia doli të kthente mjaftueshëm topin drejt portës, por vetëm këndore.
46′ Ka nisur pjesa e dytë
46′ Gallapeni, Rrahmani dhe Zabërgja në lojë – largohen Paqarada, Rexhbecaj dhe Ermal Krasniqi

45′ GOL Ndoye merr top në zonë i papenguar, prapë para portës te Embolo dhe 4-0 për rezultatin katastrofal!
39′ GOL Tjetër aksion i thjeshtë i Zvicres, topi në krahun e majt, para portierit dhe 3-0 nga mbrojtësi i djathtë, Widmer!
30′ Vedat Muriqi kërkon penallti, por s’ka asgjë nga kjo situatë.
25′ GOL Dyfishojnë zviceranët, Embolo 2-0. Superasistim nga e majta nga Ndoye.
22′ GOL Shënojnë zviceranët. 1-0. Akanji shënon pas harkimit të këndores nga Vargas, gjuajtja e tij me kokë në shtyllën e dytë e saktë.
20′ Xhaka i pabesueshëm, fut top te Embolo, por ndërhyjnë Avdullahu e kapiteni Rrahmani. Vendasit kërkojnë penallti.
17′ Xhaka super pasim te Rieder majtas i cili e gjen Embolon të vetmuar me portierin Muric por gjuan anash portës.
16′ Ndoye harkon këndoren e majtë, Aro Muric nuk ia del të grushton, shpëtojmë mirë.
7′ Dan Ndoye lehtë nga e majta, në vend portieri Muric.
5′ Xhaka ndal me ndërhyrje të palejueshme 10-shin më të ri dardan, Avdullahu.
1′ Ka filluar ndeshja.
Formacionet zyrtare, Zvicra me kapitenin Granit Xhaka, ndërsa te Kosova debuton Leon Abdullahu.
Zvicra: Kobel, Widmer, Elvedi, Akanji, Emboli, Freuler, Xhaka /c/, Ndoye, Rodriguez, Vargas, Rieder.
Kosova: Muriç, Dellova, Rexhbecaj, Muslija, Avdullahu, Am. Rrahmani /c/, Vojvoda, E. Krasniqi, Muriqi, Jashari, Paqarada.
Kompanitë e parashikimeve kanë favorizuar zviceranët si shumë, për fitore i dhëjnë kuotë rreth 1.4, ndërsa Kosovës mbi 7, ndërsa barazimi vlerësohet rreth 4.7.