
Lojtari kosovar i Counter-Strike 2, Makazze, ka bërë një debutim mbresëlënës me skuadrën e njohur Natus Vincere (NAVI) në turneun EPFL Cologne, duke kontribuar në një fitore të rëndësishme ndaj ekipit elitë FaZe Clan me rezultat të përgjithshëm 2:1 në mapa.
FaZe kaloi në epërsi fillestare pas një fitoreje të sigurt në Ancient, por NAVI reagoi fuqishëm, duke përmbysur gjithçka me paraqitje të bindshme në Mirage dhe Nuke, ku dominuan në aspektin taktik dhe individual, përcjellë “Kërlaçki”.
Makazze, në debutimin e tij me fanellën e NAVI, la një përshtypje shumë pozitive.
Ai u shfaq i qetë dhe i fokusuar, me një performancë që tregoi maturi, përgatitje dhe përshtatje të shpejtë në një ambient të ri.
Pavarësisht presionit të madh që sjell skena e madhe, lojtari kosovar u rendit ndër më të mirët e ndeshjes dhe dëshmoi se është gati për nivelin më të lartë të konkurrencës.
Ky sukses jo vetëm që forcon pozitat e NAVI në turne, por gjithashtu vendos Makazze si një emër për t’u ndjekur në të ardhmen e afërt të skenës ndërkombëtare të CS2.
