Manchester City në ankth: Kriza në martesën e Guardiolas ndez alarmin

Pep Guardiola
Pep Guardiola

Pep Guardiola po kalon një periudhë të vështirë në jetën personale, dhe sipas “The Sun”, drejtuesit e Manchester City janë të shqetësuar se kjo situatë mund të reflektohet negativisht te ekipi.

Raportet nga Britania thonë se marrëdhënia mes Guardiolës dhe bashkëshortes së tij, Cristina Serra, është ftohur ndjeshëm dhe ndarja e tyre është në prag të divorcit. Çifti është ndarë në mënyrë miqësore që në janar, por tani thuhet se ekziston një dëshirë për të finalizuar divorcin “me urgjencë”.

Kriza në jetën private të teknikut 54-vjeçar përkoi edhe me një periudhë të dobët të Manchester City-t sezonin e kaluar, ku klubi pati performancën më të dobët në Premier League që nga sezoni 2015-16.

Guardiola dhe Serra, të cilët kanë tre fëmijë, janë njohur që kur ai ishte vetëm 18 vjeç. Edhe pse nuk ka prova të një lidhjeje të drejtpërdrejtë mes rënies së formës së City-t dhe problemeve personale të Guardiolës, brenda klubit ekziston një shqetësim i qartë se sfidat jashtë fushe mund të ndikojnë në nisjen e sezonit të ri.

Në një kohë kur City synon të rikthehet në majë, çdo element që mund të ndikojë te përqendrimi i trajnerit shihet me kujdes nga drejtuesit e klubit.