McGregor përfshihet në një tjetër skandal, kapet duke u puthur me një femër misterioze që nuk është partnerja e tij!

Ish-kampioni i dyfishtë i UFC-së, Conor McGregor, është fotografuar duke shkëmbyer puthje me një grua misterioze të veshur me bikini në një plazh në Fort Lauderdale, Florida – dhe ajo nuk është partnerja e tij prej shumë vitesh, Dee Devlin.
Pamjet që po qarkullojnë në media e shfaqin irlandezin 36-vjeçar duke u afruar me gruan në fjalë në prani të plazhistëve të tjerë, përcjellë „Kërlaçki“.
Pas një shëtitjeje rreth 15 minutëshe me jet ski, McGregor u kthye në breg, ku u pa duke shijuar momentet me të panjohurën, duke i shtruar një peshqir dhe duke i vendosur dorën rreth supeve.
Më tej, ai u vu re duke tërhequr vëmendjen e grave të tjera që ndodheshin në plazh, ndërsa dukej i relaksuar dhe i painteresuar për rrethin që e rrethonte.

Ky është skandali më i fundit në një varg polemikash për sportistin, i cili nuk ka hyrë në oktagon që nga viti 2021 dhe nuk ka zhvilluar një ndeshje të rregullt prej afro katër vitesh.
McGregor është i fejuar me Dee Devlin që nga viti 2020 dhe çifti ka katër fëmijë së bashku.
Devlin ka qenë krah tij për më shumë se 16 vjet dhe ka qëndruar pranë edhe në momente të vështira, përfshirë akuzat serioze për sulm seksual dhe dhunë, të cilat ai i ka mohuar.
Në rrjetet sociale, dyshja kanë ndarë shpesh momente nga jeta e tyre luksoze, duke publikuar fotografi me familjen dhe fëmijët e veshur me rroba të njëjta. Ata jetojnë në një rezidencë luksoze me vlerë 2.5 milionë paund në Kildare, rreth 40 minuta nga Dublini, dhe zotërojnë gjithashtu një vilë prej 1.3 milionë paundësh në Marbella, Spanjë.
As McGregor dhe as Devlin nuk kanë reaguar ende publikisht në lidhje me pamjet e fundit.


