
FFK-ja ende nuk e ka bërë zyrtare, por shorti i raundit të parë të Kupës pritet të zhvillohet në mesjavën e parë të dhjetorit.
Liga e Parë do të përfundojë garat vjeshtore këtë vikend, konkretisht të shtunën me javën e 18-të, duke e filluar fazën e dytë, ndërsa Superliga vazhdon me javën e 14-të ku do të ndeshen, megjithëse jo ende orari zyrtar, të shtunën Prishtina e Re – Drita dhe Prishtina – Malisheva, kurse të dielën Gjilani – Ferizaj, Dukagjini – Drenica dhe derbi i javës Ballkani – Llapi.
Shorti i Kupës pritet të hidhet më 25 nëntor ku do të përfshihen 32 skuadra me 10 të Superligës, 18 të Ligës së Parë dhe 4 skuadra të ligave të tjera në rangjet më poshtë. Në vitin 2025 do të zhvillohet vetëm ky raund eliminues, pra i 1/16 së finales.