Medon Berisha kapiten në humbjen e Lecce ndaj Milanit

medon berisha
Medon Berisha

Mesfushori kosovar Medon Berisha, reprezentues i Kombëtares Shqiptare mbajti shiritin e kapitenit për Lecce në sfidën e Coppa Italia kundër Milanit, që përfundoi 3-0 për kuqezinjtë.

medon berisha
medon berisha

21-vjeçari u vlerësua me notën 6.6, duke treguar përkushtim në një ndeshje ku skuadra e tij u vu shpejt nën presion pas daljes me karton të kuq të mbrojtësit Siebert. Berisha pati rol kryesisht mbrojtës dhe organizues në mesfushë, por nuk arriti të ndikojë në lojën ofensive të Lecce, që u dorëzua përballë superioritetit të Milanit. Berisha u zëvendësua në minutën e 80-të.

Futbollisti tjetër shqiptar, Ylber Ramadani nuk u paraqitë në ndeshje, megjithëse ishte në mesin e zëvendësuesve.