Kalo te përmbajtja
Dienstag, 25 August 2026
Kombëtaret

Mërgim Vojvoda: Sfida ndaj Sllovenisë është si një finale, Kosova luan për tri pikë!

Mbrojtësi i djathtë i Kosovës, Mërgim Vojvoda, shprehet optimist para ndeshjes vendimtare kundër Sllovenisë, e cila zhvillohet këtë të shtunë në Lubjanë si pjesë e kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

“Është një ndeshje si finale dhe secili dëshiron të fitojë. Një pikë është e mirë, por ne do të luajmë për tri pikë,” ka thënë Vojvoda për Federatën e Futbollit të Kosovës.

Ai thekson se ekipi është i përgatitur mirë dhe të gjithë lojtarët janë të shëndetshëm, duke shtuar se motivimi dhe energjia e ekipit janë të larta.

Kosova ndodhet e dyta në Grupin B me shtatë pikë, pas Zvicrës me dhjetë pikë.

Ndeshja me Slloveninë është vendimtare për kualifikimin drejt plejofit për Kupën e Botës.

Dion Gallapeni: Ndeshja në Slloveni është jetike për ne, shkojmë për fitore!