Armend Thaqi (SC Gjilani) dhe Arbër Potoku ( KF Ballkani)
Adhuruesit e futbollit në Kosovë dhe veçanërisht ata që janë fansa të dy prej skuadrave kryesore të Superligës, Ballkanit dhe Gjilanit, kanë mundësi t’i shohin ekipet e tyre të ndryshuara në aksion.
Të martën më 15 korrik 2025, dy ekipet përballen në një ndeshje “miqësore luksi”, me Ballkanin që po përgatitet për Evropë, ndërsa Gjilani po teston ardhjet e reja.
Ndeshja do të zhvillohet në Stadiumin Nacional në Hajvali, me fillim në orën 18:00, dhe do të jetë një mundësi e shkëlqyer për tifozët që kanë munguar emocionet e futbollit të nivelit të lartë të Superligës.

Për tifozët e Ballkanit, të njohur ndryshe si “Xhebrailat”, kjo është mundësia perfekte për të parë nga afër në aksion ardhjet e reja të skuadrës, si Ardit Deliu, Albert Diene dhe Ivan Batarelo, që premtojnë të sjellin freski dhe cilësi në skuadër.
Në anën tjetër, tifozët e Gjilanit, “Skifertat”, do të kenë mundësinë të shohin debutimet e shumë lojtarëve të rinj dhe cilësorë që janë bashkuar së fundi me ekipin.
Në listë janë emra si Mario Zebic, Mevaln Adili, Besart Krivanjeva, Mehdi Coba, Vokli Laroshi, Redi Kasa dhe Lorik Boshnjaku, të cilët premtojnë të ngjallin shpresa të reja për Gjilanin.

Kjo përballje miqësore rikthen atmosferën e Superligës, që mezi kanë pritur për futbollin vendor.