Ndërsa temperaturat arritën kulmin këtë të shtunë, edhe në fushat e futbollit do të jetë nxehtë me një sërë ndeshjesh miqësore mes klubeve kosovare që po përgatiten për sezonin e ri.
Pesë përballje do të zhvillohen sot në kuadër të përgatitjeve verore, duke ofruar ritëm, testime të formave dhe debutime të lojtarëve të rinj. Sfidat do të luhen në kushte të vështira klimatike, por skuadrat nuk po hezitojnë të zbresin në fushë për të vazhduar ndërtimin e formës ideale.
Këto janë ndeshjet që pritet të zhvillohen sot
Miqësoret e sotme janë pjesë e kalendarit të ngjeshur të përgatitjeve para-sezonale, ku klubet kërkojnë të konsolidojnë skuadrat dhe të testojnë taktikat në prag të sfidave zyrtare që i presin në kampionat dhe gara të tjera.