Flamurtari mori fitoren e dytë sezonale duke mposhtur Bylisin 1-0 në Vlorë, rezultat që e ndihmon për t’i ikur përkohësisht fundit të tabelës në Kategorinë Superiore.
GOLAT:
Pas sfidës, trajnerët e të dyja skuadrave, Francesco Moriero dhe Mirel Josa, komentuan zhvillimet për RTSH Sport.
Francesco Moriero, trajner i Flamurtarit, vlerësoi fitoren si një injeksion të rëndësishëm për moralin e ekipit:
“Fitore shumë e rëndësishme për ne, për moralin e ekipit, sepse nuk ishte e lehtë pas edhe një humbjeje. Çunat e merituan fitoren në një lojë të mirë që shfaqi Bylisi.”
Ndërkohë, Mirel Josa, tekniku i Bylisit, kritikoi mungesën e përqendrimit në momentet vendimtare:
“Nuk mund t’i akuzoj djemtë që nuk dhanë maksimumin, por në momente të veçanta do të duhej të ishin më të përqendruar. Sidomos te goli, e parandjeva që do të vinte nga krahu i djathtë, por mbrojtësit tanë nuk reaguan siç duhet. Nuk më pëlqeu as reagimi pas pësimit – shumë ngadalë shkuam përpara. Duhej të reagonim më shumë, sidomos në zhvillimin e lojës.”
Flamurtari ngjitet në kuotën e 8 pikëve, ndërsa Bylisi mbetet me 12, duke humbur terren në garën për zonat e sipërme të tabelës.

