Tefik Ratkoceri
Ka ndërruar jetë Tefik Retkoceri, një nga kontribuesit më të rëndësishëm të hendbollit në vendin tonë, veçanërisht në Lipjan.
Retkoceri u nda nga jeta në moshën 70-vjeçare, ndërsa varrimi i tij do të bëhet sot në varrezat e reja të fshatit Llugaxhi pas orës 14:15, njofton FHK.
I ndjeri dha një kontribut të madh në masovizimin e sportit në Lipjan, duke krijuar dhe udhëhequr klube të shumta.
Ai themeloi dhe drejtoi që nga viti 2015 klubin e hendbollisteve “Ulpiana”.
Presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Edin Kolgeci, në emër të komunitetit të hendbollit kosovar, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së respektuar Retkoceri.