Kalo te përmbajtja
Monday, 15 June 2026
Sportet tjera

Torcida rikthehet në Mitrovicë pas incidenteve në Vushtrri: Çfarë paralajmërohet për ndeshjen e sontme ndaj Yllit?

Tifo-grupi mitrovicas, Torcida, ka bërë reagimin e parë pas ngjarjeve të sotme në Vushtrri.

Pas ndalimit nga Policia në hyrje të Vushtrrisë, shpalosjes së dy mesazheve dhe konfrontimit me tifozët vushtrrias, Torcida është kthyer në Mitrovicë.

Ata do të paraqiten sonte në ndeshjen e basketbollit ndaj Yllit, që fillon prej orës 19:00 në palestrën “Minatori”.

“Sonte n’basket prej 19:00. Trepça-Ylli”, ka shkruar Torcida në Facebook, duke paralajmëruar në njëfarë forme që mund të shpalosë gjëra tjera interesante në këtë ditë për t’u veçuar.

Kjo ndeshje i takon xhiros së katërt të elitës së basketbollit kosovar. /Kërlaçki.com/

Torcida
Torcida