Norris tërhiqet, Piastri fiton dhe forcon kryesimin

Oscar Piastri
Oscar Piastri

Australiani Oscar Piastri (24) ka fituar në Çmimin e Madh të Holandës në pistën e Zandvoort-it në Holandë.

.Ishte një ditë emocionesh të përziera për ekipin e McLaren-it, pasi dukej se pilotët e tyre do të zinin për herë të pestë radhazi dy pozitat e para, por britaniku Lando Norris doli nga gara për shkak të një zjarri të vogël në bolid, vetëm shtatë xhiro para fundit, në një moment kur ishte më shumë se një sekondë prapa Piastrit.

Australiani kështu e rriti edhe më shumë epërsinë e tij në renditjen e përgjithshme. Vendi i dytë iu takua pilotit vendas, Max Verstappen të Red Bull-it, ndërsa vendin e tretë dhe podiumin e tij të parë e siguroi francezi Isack Hadjar nga skuadra Racing Bulls.

charles leclerc
charles leclerc

Një ditë katastrofale pati ekipi i Ferrarit, pasi për shkak të pistës së lagur fillimisht doli nga gara Lewis Hamilton, e më pas edhe Charles Leclerc. Ky mund të jetë një nga momentet vendimtare të sezonit, pasi Piastri fitoi 25 pikë të plota në garën për titull, ndërsa shoku i skuadrës dhe rivali i tij kryesor, Norris, mbeti pa asgjë.

 

renditja
renditja