Orges Shehi besnik skemës së tij – ky pritet të jetë formacioni i Ballkanit për sfidën me Shamrock Rovers

#image_title

Kampioni i Kosovës, Ballkani, do të zbresë sonte në fushën e stadiumit “Fadil Vokrri” për të përballuar irlandezët e Shamrock Rovers, në ndeshjen e parë të raundit të tretë të Ligës së Konferencës.

Takimi fillon në ora 20:30 dhe pritet të jetë një duel i fortë mes dy skuadrave me përvojë në garat evropiane.

Sidoqoftë, pritet që Ballkani i Orges Shehit të zbresë në fushë me një skemë të zakonshme 4-2-3-1.

Orges Shehi
Orges Shehi

Në portë do të jetë Adnan Golubovic, ndërsa mbrojtja do të përbëhet nga Geralb Smajli në të djathtë, Arbër Potoku në të majtë dhe qendra do t’i besohet dyshe me përvojë Bajram Jashanica e Ivica Batarelo.

Në mesfushë do të jenë dyshja e zakonshme Albert Diene dhe Ardit Deliu do të kenë rolin e dyshes mbrojtëse përpara mbrojtjes, me detyrë të ndërpresin aksionet e kundërshtarit dhe të ndihmojnë në ndërtimin e lojës.

Para tyre do të vendosen tre lojtarë ofensivë: Walid Hamidi në krahun e djathtë, Almir Kryeziu në të majtin dhe Giovanni në qendër si mesfushor sulmues.

Ballkani

Në maje të sulmit do të luajë Sunday Adetunji, që mbetet pika referuese për golat.

Formacioni i mundshëm i Ballkanit