Pedri shënon gol spektakolar ndaj Turqisë

Turqia ka rezistuar vetëm gjashtë minuta në sfidën kualifikuese kundër Spanjës, që po zhvillohet aktualisht në Konya.

Spanjollët kaluan në epërsi herët, me një gol të shënuar nga Pedri.

Pas një pasimi të saktë nga Nico Williams, mesfushori i Barcelonës goditi fuqishëm nga distanca dhe e dërgoi topin në rrjetë.

Pedri, i cilësuar si një nga lojtarët më të mirë në botë në rolin e tij, po e dëshmon edhe në këtë takim.

Ndërkohë, në ndeshjet e tjera kualifikuese që po luhen, Gjermania është duke kryesuar 1-0 ndaj Irlandës së Veriut në Köln, falë golit të Serge Gnabry pas një kundërsulmi të shpejtë.