ProCredit Superliga e Kosovës në basketboll ka nisur me një derbi emocionues, ku Peja ka triumfuar ndaj Trepçës me rezultat 80:86 (21:25, 18:22, 23:18, 18:21), duke siguruar fitoren e parë në këtë edicion.
Ndeshja ishte e ekuilibruar nga fillimi deri në fund, me ndryshime të vazhdueshme të rezultatit. Pejanët ishin disi më të saktë në pjesën e parë, të cilën e mbyllën me epërsi 39:47 pas dy çerekëve të parë (21:25, 18:22).
Në periudhën e tretë, Trepça reagoi fuqishëm, duke fituar çerekun 23:18 dhe ngushtuar diferencën në 62:65. Kampionët mitrovicas arritën ta barazonin rezultatin në 75:75, por në minutat vendimtare verdhezinjtë u treguan më të qetë dhe siguruan një fitore të merituar me 80:86.
Te vendasit u dallua Ja’Cori Payne me 20 pikë dhe 12 kërcime, ndërsa për pejanët spikatën Cesare Edwards me 12 pikë e 11 kërcime dhe Dardan Berisha me 19 pikë.