Peja fiton derbin ndaj Prishtinës, fitorja e pestë radhazi për verdhezinjtë

GO+ Peja ka triumfuar në derbin e zjarrtë të Superligës së Kosovës në basketboll, duke e mposhtur KB Sigal Prishtinën me rezultat 90-95 në Pallatin e Rinisë. Kjo ishte fitorja e pestë radhazi për ekipin pejanas, që mbetet i pamposhtur në këtë edicion.
Ndeshja nisi me ritëm të lartë dhe rivalitet të madh, por u ndërpre përkohësisht në pjesën e parë pas kërcënimeve ndaj gjyqtarëve. Gjyqtarët dhe delegati i ndeshjes vendosën që loja të mos vazhdonte derisa të ndërhynin forcat e Policisë dhe të zbraznin sallën. Pas rreth 30 minutash pauzë, takimi u rifillua dhe u zhvillua pa praninë e publikut.
Peja u tregua më e qetë dhe më e saktë në momentet vendimtare, duke ruajtur epërsinë dhe menaxhuar më mirë presionin. Prishtina luftoi deri në fund, por nuk arriti të përmbyste rezultatin.
Në fund, klubi i Pejës publikoi një grafik ironik në rrjetet sociale, ku fitoren e paraqiste si një “fletëvotim” simbolik, duke bërë paralelizëm me zgjedhjet lokale që po mbahen në vend.
Çerekët e ndeshjes:
Prishtina: 20 | 24 | 20 | 26
Peja: 24 | 24 | 22 | 25
Statistikat kryesore për Pejën:
-
Cesare Edwards: 21 pikë, 10 kërcime, 3 asistime, 7/12 nga fusha
-
Tajh Green: 20 pikë, 8 kërcime, 2 asistime, 5/9 nga fusha, 3/6 për tri pikë, 5 topa të vjedhur
Statistikat kryesore për Prishtinën:
-
Bailey A.: 19 pikë, 7 kërcime, 4/12 nga fusha
-
Burns D.: 18 pikë, 5 asistime, 7/13 nga fusha, 6/10 nga gjuajtjet e lira
Peja konfirmon formën e lartë dhe ambiciet për titull, ndërsa Prishtina mbetet me shumë për të reflektuar pas një tjetër ndeshjeje të humbur në shtëpi.
