
Në kuadër të raundit të pestë të Grupit A në EuroBasket 2025, sonte nga ora 20:15 zhvillohet ndeshja mes Turqisë dhe Serbisë, që do të luhet në Riga të Letonisë.
Megjithatë, atmosfera sportive është përcjellë edhe me tone politike. Një numër tifozësh serbë janë dëgjuar duke brohoritur dhe ekspozuar pankarta me mesazhe nacionaliste, ndërsa portali serb pro regjimit të Aleksandër Vuçiç, Telegraf, pa asnjë hezitim, ka publikuar lajmin me titull:
“Navijači počeli da ‘srbuju’ pred Turcima! Digli zastave ‘Kosovo je Srbija’”
(“Tifozët nisën të ‘serbëzojnë’ para turqve! Ngritën flamujt ‘Kosova është Serbi’”).
Ky episod tregon edhe një herë se si sporti shpesh përdoret si arenë për propagandë dhe mesazhe politike, përkundër thirrjeve ndërkombëtare që ngjarje të tilla të mbeten të pastra nga retorikat e urrejtjes.
Ndërsa sa i përket ndeshjes në parket, fituesi do të përfundoj në krye të klasifikimit që do ta ketë shumë më lehtë vazhdimin e garave në raundet eliminuese nga një e teta e finales.