Përbërja e Prishtinës kundër Sheriffit, me një ndryshim eventual

arsim thaçi
Arsim Thaçi

Sonte nga ora 20:00 para “Plisave” në “Fadil Vokrri”, fituesit e Kupës së Kosovës, FC Prishtina, do të provoj të bëjë mrekullinë. Ndërsa, kryetrajneri Arsim Thaçi nuk pritet të ndryshoj shumë në përbërje.

sheriff-prishtina
sheriff-prishtina

Prishtina në Tiraspol ishte paraqitur pothuajse me rreshtim të njëjtë prej kur kishte arritur trajneri korsikan, Cavalli, dhe njëjtë ka vazhduar pastaj edhe Thaçi.

Në Tiraspol skuadra ishte paraqitur me Kolën në portë, ndërsa në krahun e djathtë të mbrojtjes Bytyqi, kurse në të majtin i panatyrshmi për atë pozitë, Muja duke zënë vendin vakant nga shitja dhe ikja e Gallapenit.

Në vijën e mbrojtjes skuadra prishtinase ishte paraqitur me tre futbollistë, në qendër francezi Bouye, ndërsa nga krahët e tij, majtas ishte Raçi, kurse djathtas Vitija.

Në mesfushë, Thaçi kishte vendosur po ashtu një futbollist të panatyralizuar, mbrojtësin Limani sëbashku me prurjen nga Llapi, Namani. Baftiu ishte para tyre më ofensiv në gjysmëkrahun e djathtë, kurse prurja tjetër nga Llapi, Veliu në gjysmëkrahun e majtë dhe me një “pykë” përpara, kapitenin e ri të skuadrës, Kryeziun.

Pritet të jetë i njëjti formacion, por logjikshëm nëse pretendohet të atakohet porta mysafire, Thaçi duhet të ndryshoj sidomos në mesfushë me ndonjë futbollist më të natyralizuar në atë pozicion. Sidoqoftë, presim dhe shohim sonte se a mund të na befasoj kryetrajneri prishtinas.

fc prishtina
fc prishtina